Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë dhe shkon në garat evropiane


Vllaznia ka fituar për herë të dytë radhazi Kupën e Shqipërisë.

Shkodranët mundën 2-1 në finale Laçin, sfidë e luajtur në “Air Albania”.

Kjo fitore kupe do të thotë për Vllazininë jo vetëm një trofe më shumë por do të shkojnë direkt në turin e dytë të Conference League dhe përfitojnë edhe 450 mijë euro.

Për kuqeblutë është trofeu i tetë i Kupës në historinë e futbollit shqiptar.

Ndeshja nis me gol, teksa Laçi shënoi që në minutën e katërt. Mazrekaj nis top të gjatë për Velijan. Ky i fundit pason për Guindon, i cili nuk gabon para Zogoviç dhe 1-0.

Vllaznia nuk stepet dhe në minutën e 18-të barazon shifrat me Hoxhajn.

Në minutën e 95’ Adili me një gjuajtje të kalibruar nga distanca kalon në epërsi Vllazninë dhe i jep fitoren. Triumfi i Vllaznisë lë Kukësin jashtë Evrope.