Vendosni fjalën kyçe....

Myzyraj: Portalet po shkelin etikën, publikuan videon e tradhtisë në Librazhd vetëm për klikime


Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj ka kritikuar portalet për mënyrën se si e kanë trajtuar ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Librazhd të një vajze e cila u kap nga familja e burrit duke tradhtuar.

Myzyraj tha se portalet publikuan videon vetëm në interes të klikimeve.

“Unë mendoj personalisht që nuk  ka qenë etike publikimi i atij materiali që u përforcua edhe nga Autoriteti i Mediave Audivizive (AMA), e cila apeloi për fshirjen e asaj video nga të gjitha portalet. Është një praktikë që për hir të vërtetës është ndjekur masivisht sidomos vitet e fundit.

Ajo që ja vlen që ne sot të diskutojmë është se deri ku arrin media për klikime pasi është shumë e qartë është bërë për klikime pra shqiptarët vdesin për të parë video amatore të regjistruara brenda ambienteve të shtëpisë sime të shtëpisë tënde të shtëpisë së gjithë secilit nga ne dhe kjo shtyn edhe mediat të kenë një interes të shtuar mbi këto ngjarje”-deklaroi Myzyraj.