Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet minatori në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Tiranës


Një minator 51-vjeçar ka mbetur i plagosur sot gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës.

Sipas policisë, minatori me inicialet B.T është lënduar në këmbë dhe pas ndihmës në spitalin e Bulqizës është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 12.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.”- bën me dije Policia.