Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e presidentit të ri, PS mbledh të premten Kryesinë


Partia Socialiste është vënë në lëvizje për zgjedhjen e presidentit, teksa pritet që në këto ditë të mbahet edhe raundi i katërt.

Kështu mësohet se ditën e premte në orën 17:00 do të mblidhet Kryesia e PS-së dhe procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit do të jetë një ndër pikat e rendit të ditës.

Të premten edhe kryeministri Edi Rama do të kthehet nga turi i tij i vizitave në SHBA.

Në raundin e katërt pritet që PS të bëjë propozimet e veta për presidentin, pasi tre raundet e para ku priteshin propozime nga opozita dështuan.