Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj reagon për fitoren e Memollës: Të djathtët braktisën politikën “përça e sundo” kundër Perëndimit


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës ka reaguar pas fitores së Edison Memollës në Rrogozhinë.

Ai ka shprehur mirënjohje për votuesit e majtë por sidomos për të djathtët pasi sipas tij ishin ata që bënë diferencën.

Për Veliajn të djathtët braktisën politikën “përça e sundo” kundër Perëndimit.

Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t’ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!

Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t’u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty!”-shkruan Veliaj.