Vendosni fjalën kyçe....

Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli shkruan historinë, shpallet Kampione Europe


Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione Europe në kampionatin që po zhvillohet në Tiranë.

Sportistja ka marrë medalje ari në shkëputje  për peshën deri në 55 kilogramë.

Në vendin e dytë u rendit peshëngritësja ukrainase Konotop ndërsa në vendin e tretë Sterck e Belgjikës.

Veli ngriti 95 kilogramë në shkëputje duke merituar medaljen e artë.