Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë, vdes shqiptari në Janinë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi pasi ka humbur jetën një shqiptar. Mësohet se në kufirin greko-shqiptar në Janinë ka pasur një shkëmbim zjarresh mes policisë dhe shqiptarëve.  Ngjarja ka ndodhur në orën 17:00.

Shqiptarët po transportonin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe pasi panë se u pikasën nga policia, ata hapën zjarr ndaj kësaj të fundit.

Burime zyrtare nga policia greke bënë me dije se shqiptarët po transportonin marijuanë dhe heroinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur çantat me  me 100 kilogramë drogë.

Po ashtu mësohet se shqiptarët kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit ka rrethuar zonën e Pogonit në Janinë, (tokë greke). Policia greke raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa janë vënë në ndjekje të 4 shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *