Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja dështon të arrijë marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse


BE-ja dështoi të dielën për të rënë dakord për një embargo të naftës ruse, por diplomatët do vazhdojnë të përpiqen të bëjnë përparim para samitit të së hënës thanë zyrtarët.

Megjithatë, një diplomat i lartë i BE-së tha se kishte ‘ende shumë hollësi për t’u zgjidhur’ për të shpresuar për një marrëveshje përpara se liderët e Bashkimit Evropian të mblidhen në Bruksel të hënën pasdite.

Sanksionet e propozuara për importet e naftës janë pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Paketa përfshin heqjen e bankës më të madhe të Rusisë, Sberbank (SBMX.MM), nga sistemi i mesazheve SWIFT, ndalimin e transmetuesve rusë nga BE dhe shtimin e më shumë njerëzve në listën e individëve, asetet e të cilëve janë ngrirë dhe që nuk mund të hyjnë në BE.

E gjithë paketa është mbajtur e bllokuar nga Hungaria, e cila thotë se një embargo e naftës do ishte një goditje e rëndë për ekonominë e saj, sepse ajo nuk mund të marrë lehtësisht naftë nga diku tjetër. Sllovakia dhe Republika Çeke kanë shprehur shqetësime të ngjashme.

Bisedimet mbi embargon e naftës kanë vazhduar për një muaj pa përparim dhe liderët kishin qenë të prirur të arrinin një marrëveshje për samitin e tyre për të shmangur dukjen të përçarë në përgjigjen e tyre ndaj Moskës.

Për të thyer bllokimin, Komisioni Evropian propozoi që ndalimi të zbatohej vetëm për naftën ruse të sjellë në BE me cisterna, duke lënë Hungarinë, Sllovakinë dhe Çekinë të vazhdojnë të marrin naftën e tyre ruse përmes tubacionit rus Druzhba për ca kohë derisa të mund të sigurohen furnizime alternative.