Vendosni fjalën kyçe....

Negociatat me PS-në, Mediu: Hap pozitiv, Reforma Zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse


Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu i cilësoi si pozitive negociatat e PS-së me Rithemelimin.

Mediu theksoi se ajo që është e rëndësishme është të hiqen duart nga grabitja e votave.

‘Mendoj se është hap pozitiv. Opozita duhet të veprojë të ketë një plan veprimi parlamentar. Në atë nën komision të ketë parasysh se çfarë kërkon. Reforma Zgjedhore, ka nevojë të jetë gjithë përfshirëse, garanton kushtetutshmërinë e parlamentit. Ajo që është e rëndësishme të hiqen duart nga grabitja e votave. Nuk kemi një komision të Reforma Zgjedhore tjetër, por një nënkomision. Ato që përfaqësojnë opozitën mos të mendojnë se i dinë të gjitha por të kenë një diskutim me gjithë trupën opozitare.’– tha Mediu.