Vendosni fjalën kyçe....

Agron Gjekmarkaj ironizon zgjedhjet për Kryesinë e PD-së: Ngushëllime atyre që s’ia dolën, të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër



Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme nga Komisioni i Rithemelimit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie politike.

Gjekmarkaj iu shpreh me ironi “ngushëllime” atyre që sipas tij, besuan te “vota e lirë” nën udhëheqjen e Sali Berishës dhe nuk ia dolën të zgjidhen.

“Ngushëllime për të gjithë ata që besuan tek ‘vota e lirë’ nën udhëheqjen e Doktorit dhe nuk ia dolën të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty. ’Vota e lirë’ do përsoset edhe më e uruara. Ajo do të ‘rithemelohet’!”- shkruan Gjekmarkaj në një postim në Twitter.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike riktheu dje në Kryesi, pas shumë vitesh, ish-nënkryetaren e partisë, Jozefina Topalli.

Por, teksa Topalli u pranua nga Këshilli, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Arben Imamin i cili nuk u fut dot në Kryesi.