Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet nga flakët jahti 6 milionë eurosh në Angli, me 8 mijë litra karburant në serbator (Video)


Një jaht superluksoz me vlerë mbi 6 milionë euro dhe 8 mijë litra karburant në serbator është djegur në portin e Devonit, në Angli.

Zjarrfikësi të shumtë kanë shkuar në portin Torquay pasi jahti luksoz, me emërtimin ‘Rendezvous’, mori flakë pak para mesditës së sotme, shkruan Daily Mail.

Flakët dhe tymi i shkaktuar nga flakët lanë disa njerëz të bllokuar në skajin më të largët të skelës, sipas një dëshmitari, me policinë që konfirmoi se varka u largua nga ankorimi i saj.

Policia thotë se askush nuk raportohet të jetë lënduar nga zjarri, ndërsa theksoi se është detyruar të mbyllë portin teksa ekuipazhet përpiqen me dëshpërim të shuajnë flakët.

Njerëzit që jetojnë aty pranë janë paralajmëruar të mbajnë dyert dhe dritaret e tyre të mbyllura për t’u mbrojtur nga tymrat e rrezikshëm.