Vendosni fjalën kyçe....

Iu bashkua festës në Pedonale me tifozët e Fejnordit por e teproi me alkolin, shqiptari merret me ambulancë (VIDEO)


Një tifoz shqiptar është marrë me ambulancë pranë zonës së pedonales, ku po festojnë tifozët holandezë.

Shqiptari i ishte bashkuar festës së tifozëve të Fejnordit në zonën e Galerisë së Arteve në Tiranë, në afërsi të Pedonales.

Ai siç duket në një moment nuk është ndjerë mirë për shkak të konsumit të tepër të alkoolit dhe bluzat e bardha i kanë ardhur në ndihmë me barelë, sikurse shihet edhe në pamjet e publikuara nga Panorama Sport. Ai thuhet se është dërguar drejt QSUT-së.

Sonte në mbrëmje Tirana mirëpret për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian. Përballja mes Romës dhe Fejnordit do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “AIR Albania” për kupën e Conference League.