Vendosni fjalën kyçe....

“Ke nevojë për doktor zotëri? Pa merak se bisedojmë kur të dalim jashtë…”- Shehu debaton me Braçen


Deputeti i PD-së Tritan Shehu doli në foltoren e Kuvendit për të folur për shëndetësinë.

Mirëpo ndërsa ai nisi fjalën, deputeti i PS-së Erion Braçe e ndërpreu duke folur nga vendi.

Shehu i kthye menjëherë Braçes me fjalët: “Ke nevojë për doktor zotëri? Patjetër, kur të dalim jashtë bisedojmë bashkë, mos u mërzit, kur të dëshirosh pastaj bisedojmë bashkë si doktor.”

Më pas deputeti demokrat vijoi me fjalimin e tij, por gjatë gjithë kohës Braçe e ironizonte.