Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Rinas guruja mashtrues indian, radhë për t’i puthur këmbët (Video)


Sot ka mbërritur në Rinas, guruja indian Paramahamsa Vishwananda. Ai është pritur në aeroport nga shumë ndjekës të sektit të tij, të cilët turreshin kush e kush t’i puthte këmbët.

Mes personave që e prisnin ishte edhe bashkëshortja e ministrit Gjiknuri. Ky i fundit, bashkë me bashkëshorten rezultojnë anëtarë aktivë të një sekti të paqartë dhe të dyshimtë, i drejtuar guruja indian i lartpërmendur, Paramahamsa Vishwananda.

Edhe pse Gjinuri është përpjekur ta mbajë të rezervuar përkatësinë e tij në sekt, bashkëshortja e tij, zonja R. Agolli ka publikuar me dhjetëra foto/video të sektit, sidomos gjatë aktiviteteve që zhvillohen jashtë vendit.

Guruja indian Paramahamsa Vishwananda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur “Bhakti Marga”.

Nga një kërkim elementar në internet, ky guru indian rezulton se është akuzuar disa herë për mashtrim ose vjedhje nga disa ish-anëtarë të sektit, ndërsa aktiviteti i sektit të tij ka qenë nën hetim dhe nga autoritetet indiane. Ekziston dhe një video, që konsiderohet si një mashtrim spektakolar i dokumentuar i gurusë indian ku ai shfaqet në një seancë duke pretenduar se gjasme po ‘vjell copëza floriri’.

Më herët, ministri ka mbajtur si foto profili në “Whatsapp” një foto ku dukeshin ambientet e shtëpisë së tij të dekoruar me rastin e Vitit të Ri, ndërsa në murin e sallonit ishte vendosur në kornizë, në mes të shtëpisë, fotoja e gurusë indian.

Në një shkrim të mëhershëm të Hashtag.al, theksohet fakti se  një burim i mirëinformuar diplomatik ka pohuar se përkatësia e ministrit Gjiknuri në këtë sekt është bërë dhe objekt i vëmendjes së shërbimeve inteligjente.

Po i njëjti burim diplomatik, i tha Hashtag.al se ministri dhe familjarë të tij kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit për të ndjekur seancat e sektit, ndërsa pjesë e praktikave të këtij sekti janë dhe seancat e hipnozës. /Hashtag.al