Vendosni fjalën kyçe....

Pandeli Majko kritikon qeverinë për “Butrintin”: Si u ndryshua vendimi i vitit 2002, çfarë ka ndodhur


Deputeti i PS-së Pandeli Majko në Foltoren e Kuvendit ka kërkuar një përgjigje të detajuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, lidhur me projektin e Butrintit.

Gjatë fjalës së tij, ai ka analizuar marrëveshjen duke evidentuar disa ndryshme që ka pësuar sipas tij vendimi i vitit 2002 me atë të vitit 2022.

“Nga një vlerësim i kujdesshëm i marrëveshjes vura re që në marrëveshje nuk është përfshirë vendimi i këshillit të ministrave të vitit 2002, për shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit zonë natyrore të mbrojtur përfshirjen e tij në listën e digatinave me rëndësi ndërkombëtare në veçori të habitateve të shpendëve ujore.

Ndarjet e zonave të Butrintit janë bazuar te ky vendim i këshillit të ministrave. Ju keni marrë vendimin e këshillit të ministrave të miratuar në 2022, 2 muaj përpara. E hapa këtë vendim që zëvendëson 2002, dhe aty ka vetëm një paragraf mes të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave.  Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së Butrintit, nga 9400 në 8200 hektarë.

Tani plani i menaxhimit koncepti i marrëveshjes është bërë në bazë të vendimit të vjetër të 2002 ndërsa marrëveshja është bërë në bazë të një marrëveshje që ka kaluar para 2 muajsh.

Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e mengaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VK numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë…

Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VK së 2002, duke krijuar edhe një VK tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë.

Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje.”- tha Majko.

Kujtojmë se paraditen e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka protestuar para Kuvendit kundër marrëveshjes për të dhënë me koncesion Parkun Kombëtar të Butrintit për një periudhë 10-vjeçare.