Vendosni fjalën kyçe....

Partizani siguron Europën, Vllaznia dhe Kukësi vendosin fatin për vendin e katërt në sfidën e fundit


Partizani e ka siguruar vendin e tretë që do të thotë pjesëmarrje në garat Evropiane.

Të kuqtë fituan ndaj Kastriotit me rezultat 4-0.

Ndërsa gara për vendin e katërt u shty për në sfidën e fundit ku Kukësi dhe Vllaznia do “lajnë hesapet” për të vendosur se kush do jetë skuadra tjetër që shkon në garat evropiane.

Në sfidat e sotme Kukësi fitoi 1-0 ndaj Skënderbeut, ndërsa Vllaznia fitoi 2-1 me Egnatian.

Ndërsa Dinamo fitoi sot derbin e kryeqytetit me Tiranën me rezultatin 2-1.

Edhe Teuta fitoi me Laçin me rezultatin 2-1.