Vendosni fjalën kyçe....

“Policia e Shqipërisë me kërkesë të Serbisë ndalon ish-luftëtarin e UÇK-së” – PD e quan turp kombëtar


Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati

“Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL” -ky është denoncimi i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Sipas tij, Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Lidhur me këtë ka reaguar Partia Demokratike. Kreshnik Çollaku i cili është anëtar i kryesisë së PD-së, e ka konsideruar një skandal kombëtar.

Çollaku e quan arrestimin e luftëtarëve të UÇK-së nga Tirana zyrtare një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.

Kreshnik Çollaku

REAGIMI I ÇOLLAKUT

Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit.
Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.
Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.
Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë.
Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.

Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar.
Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.
Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën.
Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.
Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit.
Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.
Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *