Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri: Nuk e përjashtojmë emrin e Fatos Nanos për President


 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” nuk ka përjashtuar emrin e Fatos Nanos si kandidaturë për President.

Damian Gjiknuri theksoi se nëse vjen si propozim i opozitës nuk do e përjashtonte personalisht por kjo do të mbetej për tu parë.

Numri dy në PS tha se përjashtimi i shumicës është që të mos jetë pjesë e grupit parlamentar dhe figurë jo-politike.

Ai tha se Presidenti i ri duhet të ruajë ekuilibrat politikë dhe të jetë një figurë e ngjashme me Moisiun.

Emri i Fatos Nanos si kandidat për presidentin e ri, personalisht nuk e përjashtoj nëse mund të ishte një nga propozimet e opozitës. I vetmi përjashtim është të mos jetë pjesë e grupit të PS dhe mos të ketë back ground politik. Gjithsesi nëse do të prezantohet nga opozita mbetej për tu parë

Ne do dalim me kandidatin tonë pasi të përfundojnë raundet e para. Kam frikë se edhe raundi 2 do shkojë dëm pa një kandidat.

Ne kemi një detyrë kushtetuese të bëjmë vendin me një president shumë më të mirë se ai që kemi pasur. Modeli më i keq pas Berishës ka qenë ilir Meta. Të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë më të mirë se këta të dy. Mosiu ishte shumë gjithëpërfshirës, edhe Mejdani, edhe Nishani pavarësisht se ishte partiak u tregua shumë më u kujdesshëm në ekuilibrat politike.

Ka ardhur koha të kemi një figurë të ngjashme me Moisiun pa interesa politike.

Dua të shoh në Presidencë një njeri që respekton traditat tona, palët politike dhe jep mesazhet e duhura si figurë që u tregon unitetin e kombit.

Për mua nuk ka rëndësi nëse është president apo president, kemi mjaftueshëm figura në 2 gjinitë që e bëjnë shumë mirë këtë punë”-tha Gjiknuri.