Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO nuk e ndryshon masën e sigurisë, ish-zv.ministrja Voda mbetet në “arrest shtëpie”


Gjykata e Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda.

Ish-zv.ministrja ndodhet nën këtë masë sigurie, pasi akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Kjo sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike.

SPAK e akuzon Vodën se ka marrë përfitime nga dy avokatet Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Sipas përgjimeve të zbardhura dje, Voda kishte marrë në këmbim nga avokatja Beu, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk, për punësimin e kësaj të fundit në një institucion public.

“Report TV” ka publikuar një bisedë që Beu ka zhvilluar me nënën e saj, ku i thotë se Voda i kishte siguruar se mjaftonte të ‘fuste këmbën’ në Ministri, pasi më pas do të rritej në detyrë.

Biseda e përgjuar:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo?

Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.