Vendosni fjalën kyçe....

Pink s’i përballon dot komentet negative, vendos mos të publikojë më foto të fëmijëve (VIDEO)


Pink ka deklaruar se nuk do të publikojë më fotografi të fëmijëve të saj në rrjetet sociale. Këngëtarja 39-vjeçarja bëri deklaratën që s’pritej ndërsa ishte e ftuar në emisionin “The Ellen Show”.

Ajo tha se e mori këtë vendim pas kritikave që ka marrë nga ndjekësit lidhur me aftësitë e saj prindërore. Pink u sulmua pas publikimit të fotoje të saj me fëmijët që admironin një pelikan që fluturonte në dhomën e tyre. Djali i saj 2-vjeçar, Jameson ishte pa pelena dhe ndjekësit e kritikuan për këtë, pavarësisht faktit se këngëtarja i mbuloi pjesët intime.

“Ne jetojmë në fermë. Fëmijët e mi qëndrojnë të zhveshur dhe kjo ndodh. Edhe unë ndonjëherë jam e zhveshur,”-shpjegoi Pink.

 “Qava shumë nga komentet sepse më pëlqen të ndaj me fansat gjëra që kanë lidhje me familjen time. Jam krenare për fëmijët e mi dhe nuk do publikoj më asnjë foto të tyre.”, tha këngëtarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *