Vendosni fjalën kyçe....

“Shikojeni nga një lente politike” – Elon Musk reagon pas akuzave në media për sjellje të pahijshme seksuale


Elon Musk ka reaguar lidhur me pretendimet e fundit të bëra publike në media për sjellje të pahijshme seksuale duke thënë se ato janë një “pjesë e suksesshme politike“, e cila duhet parë përmes një lenteje politike.

Shefi i Tesla-s akuzohet se ka paguar përmes kompanisë së tij një ish-stjuardesë me 250 mijë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje në vitin 2018, pasi i ofroi t’i blinte asaj një kalë në këmbim të akteve seksuale.

Sipas një artikulli të publikuar nga “Business Insider”, stjuardesa punonte në ekuipazhin e kabinës për flotën e avionëve të korporatës “SpaceX”. Gjatë një fluturimi në vitin 2016, Musk dyshohet se i kërkoi asaj një masazh trupi dhe më pas iu ekspozua asaj, i preku këmbën dhe i ofroi t’i blinte një kalë në këmbim të një masazhi erotik.

Gazeta thekson se historia bazohet në një deklaratë të nënshkruar nga një mik i shoqërueses, i cili foli në kushte anonimiteti, duke përmendur frikën për sigurinë e saj. Po ashtu pretendon se ka dokumente, emaile dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me incidentin.

Business Insider gjithashtu pretendon se e di identitetin e stjuardesës, por nuk do ta zbulojë atë sepse “ajo pretendon të jetë viktimë e sjelljes së pahijshme seksuale”, duke shtuar se ajo personalisht ka refuzuar të komentojë mbi historinë.

Miku i stjuardesës pretendon se pasi refuzoi “ofertën” e Musk, ajo ndjeu se po largohej nga kompania dhe në vitin 2018 punësoi një avokat dhe paraqiti një ankesë në departamentin e burimeve njerëzore të SpaceX. Ankesa thuhet se u “zgjidh shpejt” pasi kompania, Musk dhe shoqëruesi hynë në një marrëveshje për shkëputjen nga puna duke i dhënë gruas 250 mijë dollarë në këmbim të një zotimi për të mos ngritur padi dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje që e ndalon atë të zbulojë çdo lloj informacioni në lidhje me Musk dhe bizneset e tij.

Por Musk i mohoi pretendimet në një deklaratë për gazetën, duke këmbëngulur se kishte “shumë më shumë në këtë histori” dhe e quajti atë si një “pjesë hit të motivuar politikisht“. Ai vuri në dukje se nëse ai ishte në të vërtetë “i prirur të përfshihej në ngacmime seksuale, kjo nuk ka gjasa të jetë hera e parë në të gjithë karrierën time 30-vjeçare që del në dritë”.

Miliarderi gjithashtu shkoi në Twitter për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, duke kërkuar që sulmet kundër tij “duhet të shihen nga një lente politike” dhe se ato janë bërë “libër standard (i neveritshëm) i kritikëve të tij”.

Musk deklaroi gjithashtu se ai nuk u ishte përgjigjur gazetarëve nga Business Insider, duke shkruar se “ishte e qartë se qëllimi i tyre i vetëm ishte një goditje për të ndërhyrë në blerjen e Twitter-it. Historia është shkruar para se të flisnin me mua.”

Biznesmeni shton: “Sa për dijeni, ato akuza të egra janë krejtësisht të pavërteta”

Akuzat vijnë pasi Musk së fundmi njoftoi se do të votonte për republikanët në zgjedhjet e ardhshme afatmesme, ndërsa shprehte kritika për demokratët dhe për prsidentin Joe Biden.