Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse rikthehet Berisha” – Ish-kryeministri i përgjigjet deputetit gjerman: Ti nuk mund të ndërhysh


Ish-kryeministri Berisha iu përgjigj deklaratave të djeshme të deputetit gjerman të CDU-së duke i thënë se nuk mund të ndërhyjë në proceset e lira të një partie simotër.

Kujtojmë se deputeti Gunther Krichbaum deklaroi dje se nëse PD-ja do t’i rikthehet të djeshmes, duke nënkuptuar rikthimin e Berishës si kryetar, ai do të angazhohet në pezullimin e kësaj force politike nga PPE-ja.

“Ai ishte angazhim personal. Unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj. Komenti im është keqardhje që një deputet i CDU-së i lejon vetes ose mendon se mund të ndërhyjë në një process të lirë te një parti simotër. Aq më tepër kur ai e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi korruptiv i Soros dhe Ramës. Duke thënë këtë dhe nuk e quaj një zgjedhje të goditur nga ana e tij. Ftoj zotin Krishbaun të ndërmarrë një hetim në arkivat e shtetit të tij për gjetur një fakt të vetëm për të faktuar shpifjet e Soros.”- u shpreh Berisha.

Krichbaum tha dje se Partia Demokratike ka marrë mesazhe të qarta nga amerikanët dhe duhet “t’i dëgjojë”.