Vendosni fjalën kyçe....

PS e PD negociojnë sot para kamerave për presidentin e ri


PS-ja e një pjesë e opozitës do ulen sot në tavolinë për të diskutuar për emrin e presidentit të ri. Bisedimet do zhvillohen me praninë e kamerave sipas kërkesës së bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj.

Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri dështoi duke qenë se asnjëra nga palët nuk kishte një emër konkret.

Raundi i dytë është përcaktuar për në datën 23 maj në orën 18:00. Në takimin e djeshëm deputetja e PD-së Duma kërkoi që presidenti të jetë nga propozimet e opozitës ndërsa ministrja Spiropali iu përgjigj duke i bërë thirrje PD-së që të sillte emrin.

Alibeaj nga ana e tij ka pohuar se pjesëmarrja e PD-së në bisedime nuk do jetë farsë por thelbësore.

Kryeministri Rama ka theksuar në disa raste se nuk do ketë asnjë bisedim me ish-kryeministrin Berisha e grupin që ai përfaqëson për sa i përket presidentit të ri.