Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Maliq, plagoset rëndë këmbësorja


Një grua ka mbetur e plagosur rëndë mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti në Maliq. Mësohet se rreth orës 08:10, një mjet tip “Benz” ka përplasur një grua në fshatin Zvezdë, e cila po kalonte rrugën.

Gruaja me inicialet R. Xh., rreth 40 vjeçe, është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 09.02.2020, ora 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. H., banues në Elbasan, ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, (këmbësore në rrugë) e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit me inicialet I. H., u shoqërua në Komisariat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *