Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarit i humb çanta me para, “shpërblim kush jep informacion për zotërinë që e mori”


Një qytetar ka humbur një çantë me para dhe me dokumente, në afërsi të Ring Center, në Zog të zi. Çantë të cilën më pas e ka gjetur një tjetër person.

Qytetari i ka shkruar blogerit Olti Curri, se në çantë mbante një shumë parash, çelësat e makinës si dhe disa dokumenta, dhe se kamerat e kanë fiksuar personin që i ka marrë.

Ai publikon dhe një foto të personit që ka gjetur çantën e tij, ndërsa premton një shpërblim për atë që ndihmon në kthimin e çantës te ai dhe identifikimin e burrit në foto.

“Pershendetje, rreth ores 10.30 diten e sotme ne afersi te ring center me ka rene canta e dores me nje shume parash, celsat makines dhe dokumenta. Nga kamerat e ring center eshte identifikuar personi qe shikoni ne foto, e ka gjetur canten. Te lutem kush e njeh personin dhe mund te na japi kontakt me kete person do marri shperblim. Faleminderit”, ka shkruar qytetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *