Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar në Durrës



Një sherr mes disa personave ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri një i ri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. I plagosur ka mbetur 31-vjeçari me inicialet A.K. Ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.