Vendosni fjalën kyçe....

Europa po sheh si opsion të marrë gaz natyror nga Izraeli


Dërgesat e gazit natyror izraelit përmes Turqisë në Evropë po konsiderohen si një alternativë ndaj furnizimit rus me energji, kështu raportoi të hënën gazeta turke Yeni Şafak.

“Gazi izraelit konsiderohet si një opsion, rruga e tij është planifikuar përmes Turqisë, përmes Mesdheut Lindor.”-shkruan gazeta, duke shtuar se, në rast të një marrëveshjeje të tillë, “pritet që anijet turke të jenë në detyrë gjatë periudhës së transferimit.”

Raporti theksoi gjithashtu se “duke u fokusuar në shpimet në ujëra të thella për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror nga detet, Turqia ka përfshirë një anije të katërt shpuese në flotën e saj”.

Anija e re e shpimit, e cila u largua nga Koreja e Jugut më 7 mars, pritet të mbërrijë në Turqi më 19 maj. “Një anije e gjeneratës së re që do të shërbejë në Mesdheun Lindor, do të nisë misionin e saj të parë në korrik pas dy muajsh punë përgatitore. Do të lehtësojë eksplorimin dhe gërmimin në det të thellë në Mesdhe”- tha gazeta sipas RT.

Thuhet se anija mund të operojë në thellësi deri në 3600 metra dhe është e aftë të shpojë deri në 12200 metra. Në mars, media raportoi se një tubacion gazi Turqi-Izrael po diskutohej prapa skenave si një nga alternativat e Evropës ndaj energjisë ruse. Ideja, e konceptuar fillimisht vite më parë, është që të ndërtohet një tubacion nënujor nga Turqia në zonën më të madhe të gazit natyror në det të Izraelit, Leviathan. Gazi do të rrjedhë në Turqi dhe në Evropën Jugore që kërkon të diversifikohet larg Rusisë. Por zyrtarët e industrisë, kanë paralajmëruar për kufizimet e prodhimit dhe faktorët gjeopolitikë që mund ta pengojnë këtë plan. Libani ka pohuar se zona e gazit shtrihet në ujërat e tij.