Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Pronarët e inceneratorëve po kërkojnë azil në Vjenë


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet një serë në vendin ku është ngritur inceneratori i Tiranës.

Sipas Kryemadhit, pronarët e inceneratorëve po përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë duke kërkuar azik në Vjenë.

“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.”-shkruan Kryemadhi krahas fotos.

Ajo ka dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama të cilit i drejtohet duke i thënë që të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, pastaj të ulërasë për evazionin fiskal.

“P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve.”- përfundon kryetarja e LSI-së.

Kujtojmë se lidhurn me aferën e inceneratorëve, tre biznesmenët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja janë shpallur në kërkim. Ndërsa në burg ndodhen dhe dy ish-zyrtarë të lartë, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.