Vendosni fjalën kyçe....

Rama do e padisë për shpifje, Haradinaj i kthen përgjigje: Shihemi në gjyq


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për paralajmërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se do e padisë në gjykatat e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ndarja do i bënte dëm Kosovës dhe se vetëm pret që të shihet në gjyq.

Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ndarja do bënte dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas”-deklaroi Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova do dëmtohej nga marrëveshja dhe do humbte 10 miliardë euro në rezerva dhe minerale të Trepçës.

Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”

“Nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia”-tha Haradinaj në emisionin Pressing, raporton Gazeta Express.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *