Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina fitoi “Eurovision”-in e këtij viti, thirrja për ndihmë e fituesve dhe votat e jurisë shqiptare


Mbrëmjen e kaluar orkestra Kalush e Ukrainës fitoi festivalin “Eurovision 2022”, që këtë vit u zhvillua në Torino të Italisë.

Grupi rap-folk mori 631 pikë, ndërsa vendi i dytë iu dha Britanisë së Madhe.

Fituesit e kësaj mbrëmjeje morën leje speciale për t’u larguar nga vendi i tyre në luftë dhe pas përfundimit të performancë së tyre me këngën “Stefania” iu drejtuan botës me një lutje: “Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, ndihmoni Mariupolin, ndihmoni Azovstal”.

 

Kujtojmë se në këtë kompeticion, Shqipëria u përfaqësua nga Ronela Hajati me këngën “Sekret” por nuk arriti dot të kalojë në finale.

Si votoi juria shqiptare?

Nuk mund të ndodhte ndryshe, juria shqiptare në “Eurovision” 12 pikët maksimale ia dha Italisë, të përfaqësuar nga Mahmood & Blanco me këngën “Brividi”. 

Britanisë iu dhanë 10 pikë dhe në vend të tretë u vlerësua Suedia me 8 pikë. 

Pikët e Shqipërisë:

  • Italia 12 pikë
  • Britani 10 pikë
  • Suedia 8 pikë
  • Ukraina 7 pikë
  • Holanda 6 pikë
  • Spanja 5 pikë
  • Armenia 4 pikë
  • Azerbaixhani 3 pikë
  • Belgjika 2 pikë
  • Portugalia 1 pikë