Vendosni fjalën kyçe....

Britney Spears humb fëmijën: Nuk duhej ta kishim njoftuar aq herët shtatzëninë


Britney Spears ka humbur fëmijën. Këngëtarja dhe i fejuari i saj, Sam Asghari e kanë dhënë lajmin e hidhur përmes një postimi në Instagram”.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë mrekulli herët në shtatzëni.”- ka shkruar Spears.

“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim ta njoftonim më vonë, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ju lutemi për privatësi gjatë këtij momenti të vështirë.”- thuhet në mesazhin e nënshkruar nga Sam dhe Britney.

Kujtojmë se Spears njoftoi se ishte shtatzënë në muajin prill. Ajo dhe Sam disa herë e kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për të krijuar familje. Gjatë procesit ligjor kundër kujdestarisë së saj, Britney dëshmoi se donte shumë të kishte një fëmijë, por e kishin ndaluar.

Këngëtarja është nënë e dy djemve adoleshentë me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline.