Vendosni fjalën kyçe....

Ibsen Elezi kundër bashkëpunimit të PD-së me LSI-në


Kandidati për Kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi në një deklaratë për mediat ka dalë kundër bashkëpunimit me Ilir Metën dhe LSI-në.

Ai tha se nëse me Metën fiton 100 mijë votat e LSI-së humbet nga ana tjetër 100 mijë vota të tjera.

Kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, se po e more Ilir Metën merr 100 mijë vota, por humb 50 mijë dhe 100 mijë vota të tjera. Kjo nuk shkon, se është i majtë.

Nëse LSI do ishte një parti e djathtë e cila ka një bosht ideologjik njëlloj me ne, dakord, por ne nuk mund të lozim cic-mic. Politik do të thotë që janë anë dhe palë që debatojnë dhe fitojnë për idetë, s’kanë qëllim primar për të ardhur në pushtet, sepse çfarë ndodh, ata që do vijnë janë si ata që do ikin”, ka thënë Elezi.

Ai gjithashtu i është përgjigjur akuzave të Rudina Hajdarit se është bashkëpunëtor i Safet Gjicit.

Kandidati për kryetari i PD-së, Ibsen Elezi iu përgjigj dhe akuzave të Rudina Hajdarit se ky i fundit nuk ka qenë në PD kur ishin zgjedhjet, madje dhe se është njeriu i Safet Gjicit.

Elezi ka thënë se ai ka bërë fushatë për deputetin e PD-së, Flamur Hoxha, ndërkohë që me Safet Gjicin ulet në kafe se është President i Kukësit.

Jo se kam gjë me Rudina Hajdarin, s’e kam përmendur kurrë, por Rudina Hajdari del me një parti të majtë brenda partisë demokratike dhe më akuzon mua në Kukës që s’kam qenë në parti.

Por unë kam qenë në krah të Flamur Hoxhës, dhe kam qenë kur është prezantuar. Kam qenë kudo, takime per arsimin se e kam detyrim moral. E kuptoni se çfarë ndërton ajo prapavija e Sali Berishës atje, arrijnë dhe më akuzojnë se jam kundra PD-së.

Arrijnë dhe më akuzojnë mua se jam njeriu i Safet Gjicit. Seç lidhje kam unë me Safet Gjicin?! Këta i kanë dhënë miliona euro në Tiranë e kanë bërë biznesmenin më të fuqishëm dhe tani me kthehen mua…

Unë do shkoj të shikoj futboll, do e takoj Safetin se është President i Kukësit. Ne s’e kemi kërkuar demokracinë që mos i japim dorën tjetrit dhe të ulemi në kafe. Ne s’e kemi kërkuar demokracinë për të vrare njerzillikun, këto i bënte Enver Hoxha. E vrasin të vërtetën sy ndër sy”, thekson Elezi.