Vendosni fjalën kyçe....

Osmani letër Levin: Të krijojmë grupet e miqësisë midis parlamenteve të Kosovës dhe Izraelit


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i dërgon letër homologu të saj izraelit, Yariv Levin, për fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve dhe dy institucioneve.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka shkruar letër homologu të saj izraelit, Yariv Levin për fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve dhe dy institucioneve.

Osmani në këtë letër drejtuar homologut Levin thotë se, Kosova dhe Izraeli 11 ditë më parë kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe është në nderin tim të krijoj kontaktet midis parlamenteve tona për herë të parë.

Letra e plotë

“Njëmbëdhjetë ditë më parë, Izraeli dhe Republika e Kosovës vendosën lidhje diplomatike, dhe është në nderin tim të krijoj kontaktet midis parlamenteve tona për herë të parë.

Ashtu siç edhe e thashë në videomesazhin, duke qëndruar para memorialit të komunitetit hebraik afër parlamentit të Kosovës, vendosja e marrëdhënieve diplomatik thjesht është vazhdimi i formalizimit të një lidhje speciale që ka ekzistuar midis dy popujve tanë.

Në Luftën e Bytë Botërore, populli shqiptar hapi shtëpitë e tyre për të mbrojtur dhe shpëtuar popullin hebre që iu largua persekutimit dhe shfarosjes nga autoritetet naziste. Njëzet e një vjet më parë, populli i Izraelit do të mikpriste refugjatët nga Kosova, të cilët u larguan për t’i shpëtuar spastrimit nga auroritetet serbe, ne kemi krijuar një lidhje speciale që do të shërbejë gjithmonë si një shtyllë kurizore në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Mezi pres takimin me ju. Ju lutem nga tregoni se kur mund të kontaktojmë përmes lidhjeve me video në mënyrë që të diskutojmë për hapat e bashkëpunimit. Jam e interesuar të diskutojë për krijimin e grupit parlamentarë të miqësisë ndërmjet izraelit dhe Kosovës dhe ta institucionalizojmë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.”

Pak ditë më parë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar gjatë fjalimit të saj me rastin e festimit të Vitit Hebraik 5781 në Prishtinë se, nuk ka dy popuj të tjerë në botë si populli i Kosovës dhe ai hebre që kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri-tjetrit.

“Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë, kur populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik, për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vitesh gjatë luftës në Kosovë, kur populli i Kosovës po rrezikohej pikërisht nga shfarosja, atëherë ishte populli i Izraelit dhe popujt demokratikë anembanë botës që i hapen dyert e tyre për refugjatë nga Republika e Kosovës”.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, shkruan kryeparlamentarja e Kosovës në një postim të saj në rrjetet sociale.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Izraelisot


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *