Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas takimit me Thaçin në paraburgimin e Hagës: E gjeta në “top formë” (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video pas përfundimit të takimit të tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase edhe më shumë se sa kur e kam takuar përpara se sa kur të vinte këtu që kjo ishte nujë rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë pastërinë e plotë të Luftës Çlirimtare dhe natyrisht pastërtinë e idealit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare dhe udhëheqësve të UÇK-së.

Nuk ka shumë për të thënë. Natyrisht të gjithë ne jemi të bindur se lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhetdhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, të gjakut të dhënë dhe natyrisht të të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë, demokratike dhe sovrane.”– tha Rama.

Thaçi akuzohet për krime lufte nga Prokuroria Speciale, akuza për të cilat ai pretendon se është i pafajshëm.