Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pas 25 korrikut do nisë ekzekutimi i frikës dhe do nisë lufta kundër mafies


Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një intervistë për emisionin Top Story bëri një premtim për të gjithë shqiptarët se çfarë do të ndodhë pas 25 korrikut.

Meta tha se sapo të lerë detyrën e Presidentit do fillojë “ekzekutimi i frikës” dhe do nisë rikthimi i transparencës.

Kreu i Shtetit paralajmëroi se do nisë një luftë pakompromis kundër mafies lokale, rajonale e ndërkombëtare.

“Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për te gjithë ata qe donin te asgjësonin pluralizmin, se më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogaridhënies ne çdo nivel. Nis një lufte e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ai.