Vendosni fjalën kyçe....

Dosjet përvëluese e dogjën? Imeraj: Të tre prokurorët që kërkuan arrestimin e Tahirit u shkarkuan nga vettingu


Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj deklaroi në emisionin “Të paekspozuarit” se të gjithë prokurorët që kërkuan arrestimin e Saimir Tahirit janë shkarkuar nga vettingu.

E pyetur  nëse ndonjë dosje përvëluese mund të ketë nxitur zemëratën e politikës, Imeraj u përgjigj: “Unë si Prokurore nuk kam hequr dorë nga asnjë dosje që më ka rënë në dorë qoftë kur më ka rënë shorti qoftë kur Prokuroria ka qenë e centralizuar.

Normalisht në dosje të mëdha impenjimi është i madh në dije në kohë. Kam hetuar çështje që lidhen me politikën, krimin e organizuar apo terrorizmin”.

Si një ndër tre prokurorët që kërkuan arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Imeraj tha se asnjëri prej grupit nuk është më në sistem pasi janë shkaktuar nga vettingu.

Unë kam qenë një ndër prokuroret që jam prezantuar në Parlament për dosjen Tahiri. Të tre prokurorët që kërkuan imunitetit e Tahirit janë shkarkuar. Unë isha e treta e mbetur.

Unë duke gjykuar në procesin e vetingut sjelljes time, që nuk del në asnjë moment në atë që kërkon ligji e drejta etika. Unë kam kuptuar që politika nuk u do prokurorët e guximshëm. Dhe unë e njoh veten si Prokurore e guximshme”-theksoi Imeraj./ Hashtag.al