Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Alibeaj po bën hapa fasadë për të shkuar te kandidati për President i Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervistë për Syri TV se Enkelejd Alibeaj po bën disa hapa fasadë për të dalë te kandidati që ka ndërmend të vërë si president kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se Rama ka dy qëllime me strategjinë që po ndjek, të nxjerrë presidentin nën dorën e opozitës dhe të mbyllë precedentin e zgjedhjeve.

“Visar Zhiti dhe Mentor Petrela, të garantoj se nuk mund të jetë Edi Rama pas tyre. Këto janë hapat fasadë që bën Alibeaj për të dalë te kandidati i Edi Ramës. Alibeaj tha se do propozojë katër kandidatura. Rama do zgjedhë atë që do vetë. Ka një gjë. Rama me këtë procedurë që po ndjek, me pseudo opizitën ka dy qëllime. Së pari të nxjerrë presidentin nën dorë prej tyre. Së dyti të mbyllë precedentin e zgjedhjeve.

 Kur nuk janë bërë negociata mes deputetëve, janë bërë mes drejtuesve të partive. Unë kam qenë kryeministër dhe kam thirrur në parlament Edi Ramën. Ai ka sjellë kandidaturën e vet, Aleksandër Lleshin. Kam propozuar një njeri që e kishin votuar të dy maxhorancat. Xhezair Zaganjorin. Edi Rama i refuzoi kategorisht këto. Solli Lleshin. Ia refuzova dhe vazhdova rrugën”, tha Berisha.

Ai shtoi se Rama e sheh rrezikun për shkak se është i kërcënuar dhe kërkon ta ruajë postin e presidentit për vete.

“Nëse ai vendos që presidenti i takon opozitës ai në një farë mënyrë e mbyll problemin e zgjedhjeve. Sepse sot vërtetë unë nuk i kam ato mandate por i lëshova presidentin. Ai në një rast mund të thotë jo këtë, më sillni një tjetër. Opozita i dërgon një tjetër dhe votohet. E zgjodhi opozita kandidatin e vet dhe jo përmes Alibeajt.

Alibeaj nuk përfaqëson askënd. Ato emra nuk i ka konsultuar me askënd në grup. Del Batoni dhe thotë më i mirë për president do të ishte Linda Rama. Tani u ka thënë socialistëve që në zarf jam unë i pari. Rama është në teh. E sheh rrezikun dhe atë post e do për të siguruar kokën e tij. Edhe po nuk shkoi e kërkon që të ketë një avokat të fuqishëm për vete. Rama është i kërcënuar”, deklaroi ai.