Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm francez: Sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë do të hyjnë në fuqi sot me 13 Mars


Një paketë e re e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do të hyjë në fuqi këtë të dielë. Të paktën kështu njoftoi ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në transmetimin e radiostacionit France Inter.

“Për momentin është duke u përgatitur një paketë e re sanksionesh, e cila duhet të prezantohet nga sot.”- tha ai, citon TASS.

Le Drian vuri në dukje se ambasadorët në BE aktualisht janë duke negociuar këtë paketë sanksionesh. Në veçanti, kjo paketë do të përfshijë një ndalim të eksportit të mallrave luksoze në Rusi.

Gjithashtu “do të vendoset një ndalim për të gjitha investimet në sektorin rus të naftës”. Përveç kësaj, sanksionet, sipas ministrit të Jashtëm francez “do të prekin një gamë më të gjerë biznesmenësh”.

“Masat e tjera nuk mund të përjashtohen, të gjitha opsionet po shqyrtohen.”– tha Le Drian.

Në të njëjtën kohë, kreu i departamentit diplomatik francez vuri në dukje se Parisi “është në favor të mbajtjes hapur të kanaleve të dialogut me Moskën”. “As BE dhe as NATO nuk janë në luftë me Rusinë.”– theksoi ai.