Vendosni fjalën kyçe....

Indonezia planifikon të ndryshojë kryeqytetin: Xhakarta po fundoset


Presidenti i ri i Indonezisë ka zbuluar planet për të ndryshuar kryeqytetin e vendit, me arsyetimin e Xhakarta po fundoset nën ujë.

Sipas një raporti të vitit 2018, Xhakarta që ndodhet në ishullin Java, është një nga qytetet më të ndjeshme ndaj rritjes së nivelit të detit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Ky qytet po zhytet në një shkallë prej rreth 10 inç në vit, për shkak të shpimit të puseve për ujërat nëntokësore dhe peshës së ndërtesave.

“Në Java, popullsia është 57% e totalit në gjithë Indonezinë, ose më shumë se 140 milionë njerëz, deri në atë pikë saqë nuk do të ketë më mundësi për ta mbështetur qytetin qoftë në aspektin e mjedisit, ujit apo trafikut në të ardhmen, kështu që vendosa zhvendosjen nga Java “, tha Presidenti i Indonezisë Joko Widodo.


Zhytja e Xhakartës nuk është problem për fundin e shekullit, shkruan ecowatch. Heri Andreas nga Instituti i Teknologjisë i Bandung zbuloi se 95 për qind e Xhakartës së Veriut mund të jetë nënujore deri në vitin 2050, njoftoi BBC Neës. Xhakarta përjeton gjithashtu përmbytje serioze një herë në dekadë dhe është aq e mbushur me bollëk sa që kostot e trafikut kushtojnë 7 miliardë dollarë në vit, sipas The Jakarta Globe.

Zhytja e Xhakartës nuk përbën problem për fundin e shekullit. Heri Andreas nga Instituti i Teknologjisë në Bandung, zbuloi se 95% e Xhakartës së Veriut mund të jetë nën ujë deri në vitin 2050.

Xhakarta përballet gjithashtu me përmbytje serioze një herë në dekadë.

Ky njoftim vjen pas fitores së Uidodo-s në zgjedhjet e përgjithshme. Zgjedhjet presidenciale u mbajtën më 17 prill dhe rezultatet e deritanishme treguan se Ëidodo është fituesi, edhe pse kundërshtari i tij Praboëo Subianto nuk e pranon këtë. Rezultatet zyrtare do të shpallen më 22 maj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *