Vendosni fjalën kyçe....

Trump telefonon dy policët që u sulmuan në Los Angelos: Populli amerikan është me ju


Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar dy policët e plagosur në Los Angelos, të cilët u sulmuan javën e kaluar nga një person ende i paidentifikuar, për t’i thënë se vendi është me ta.

Një nga policët, një 24-vjeçar, ka dalë nga spitali. Por partnerja e tij Claudia Apolinar, një nënë 31-vjeçare, mbetet nën kujdesin e mjekëve.

Gruaja nuk mund të fliste dot për shkak se është qëlluar në fytyrë dhe përgjigjet e saj për presidentin i shkruante në një tabelë.

Të dy policët dhe familjet e tyre ishin shumë mirënjohës për telefonatën e presidentit. Detajet e telefonatës u bënë publike në një postim të shtunën pasdite në Facebook nga Departamenti i Sherifit në Los Angeles.

“Këtë javë presidenti Trump telefonoi të dy policët tanë për të kontrolluar gjendjen e tyre shpirtërore, t’u urojë shërim të shpejtë dhe t’i kujtojë se populli amerikan është pas tyre dhe se frikacaku që i dëmtoi ata do të nxirret para drejtësisë!
Këtu, ju mund të shihni Rreshterin Frederickson me heroinën tonë dhe burrin e saj kur Presidenti e thirri atë në Kujdes Intensiv. Për shkak të lëndimeve të saj, Rreshteri Frederickson i transmetoi përgjigjet e saj me shkrim për Presidentin Trump.”– thotë njoftimi.

Trump më parë kishte bërë thirrje që nëse njëri prej policëve do të vdiste, agresori të dënohej me vdekje.

Më 12 shtator një person i paidentifikuar hapi zjarr drejt makinës së policisë, duke i lënë të dy oficerët që gjendeshin brenda të plagosur.

Ai u arratis dhe po kërkohet ende nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *