Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri pyetet për sulmet e Ramës ndaj SPAK-ut: Kryeministri mesazhet politike i jep për ata që duan t’i dëgjojnë


Kryeministri Edi Rama sulmoi dhe kritikoi sot SPAK-un gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste duke thënë se i ka sosur durimi me faktin që “peshkaqenëve të mëdhenj ende nuk u ka hyrë gjemb në këmbë”, e po ashtu përdori terma të futbollit duke u thënë prokurorëve “keni hyrë në kohën shkesë, skualifikoheni”.

Por si i ka parë këto komente të Ramës maxhoranca? Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri u pyet nga gazetarët pas mbarimit të mbledhjes “A ju duken normale?” deklaratat e kryeministrit.

 Por Gjiknuri tha se Rama mesazhet poltike i jep për ata që duan t’i dëgjojnë dhe kuptojnë.

“Ju lutem, unë isha këtu për të komunikuar vendimmarrjet e partisë, do keni rastin të pyesni vetë kryeministrin. Kryeministri është drejtuesi i forcës mazhorancës dhe i drejtuesi ekzekutiv i këtij vendi dhe mesazhet politike i jep për ata që duan t’i dëgjojnë dhe kuptojnë.”– u shpreh Gjiknuri.