Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj flet pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar: Diskutuam për emrat e kandidatëve dhe këshilltarëve të bashkive


Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një bashkëbisedim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë dhe mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se është diskutuar për emrat për kryetar bashkie.

Alibeaj tha se PD ka një kandidat, ndërsa kandidatët e tjerë janë me logo të tjera, ndërsa shtoi se kandidatët e primareve janë të mirëpritur që t’i bashkohen.

Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje. Procesi është një proces në vazhdim. Ky proces siç është parashikuar, bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, të kandidatëve të cilët dolën nga procesi i primareve që vijon nga një trajektore nga degët dhe kryesia. Ajo se çfarë është diskutuar është ka qenë në vijim të asaj se çfarë ka qenë qëndrimi ynë. Kandidatët e primareve janë të mirëpritur. PD s’ka sesi të ketë dy kandidatë ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë me logo të tjerë, logon e Partisë së Lirisë, apo logon e PS-së. Të marrësh demokratë dhe ti çosh në një parti tjetër, sipas rregullave të statutit është e papajtueshme me pozicionin qëndrimin dhe anëtarësinë e PD-së. Sali Berisha, nuk është çështje personale por e identitetit të PD-së. Kemi bërë maksimumin për pasjen e një kandidatit të demokratëve. Të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët tani më 14 maj kanë një mundësi të mirë që me votë të gjithë se bashku”- tha Alibeaj.