Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit bën çmendurinë ndaj Sitit, gjen në finale Liverpulin njësoj si para 4 vitesh


Finalja e Ligës së Kampionëve këtë vit do jetë përsëritje e finales së vitit 2018 ku përballë do jenë Liverpuli e Reali i Madridit.

Spanjollët e prenë biletën pas fitores në fushën e tyre 3-1 ndaj anglezëve të Mançester Sitit. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0 ndërsa në të dytën ishin miqtë ata që shënuan me Mahrez në minutën e ’73 po avantazhi i tyre nuk zgjati shumë.

Madrilenët arritën të shënojnë dy gola të çmendur në minutat ’90 e ’92 me Rodrygo duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Më pas i përhershmi Benzema arriti të kthejë në gol një 11 metërsh të fituar nga vetë ai duke siguruar kualifikimin. Ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 4-3 për Sitin.

Liverpuli e siguroi biletën për në finale mbrëmjen e djeshme ndaj spanjollëve të Vijarrealit pas fitores 3-2. Finalja e vitit 2018 u fitua nga Reali i Madridit me rezultatin 3-1. Këta të fundit kanë 13 Liga Kampionesh ndërsa Liverpuli 6 të tilla.