Vendosni fjalën kyçe....

Shpresat e Shqipërisë fitojnë ndaj Sllovenisë


Shqipëria U-21 ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme këtë të hënë teksa ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Sllovenisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të bukur në “Elbasan Arena”, teksa kërkuan që në pjesën e parë të takimit të gjenin golin e avantazhit.

Në 45 minutëshin e dytë të takimit, kuqezinjtë gjejnë golin ku në minutën e 52’ kalojnë në avantazh me Karricën, i cili merr mjaft bukur një top nga talenti Mario Mitaj, duke kaluar në epërsi ekipin e Shpresave, të cilët nuk kënaqen me vetëm një gol.

Një asist i Ndreçkës për Dobrën, i cili godet me kokë dhe dërgon topin në rrjetën kundërshtare 6 minuta më vonë qëdyfishon shifrat.Në minutat shtesë të takimit, gjyqtari akordon një penallti në favor të sllovenëve, por që pritet nga portieri Angelo Tafas.