Vendosni fjalën kyçe....

“30 mijë euro bën, po u fut në sistem s’ke shans ta marrësh më” – PD nxjerr përgjimin për Gentian Myrtan, kreun e Njësisë Vaqarr


Pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme në Vaqarr, PD ka publikuar një audiopërgjim të kreut të kësaj njësie administrative Gentian Myrta.

Në bisedë, Myrta dëgjohet të flasë për pazare tokash në zonë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe reth 5 mijë metra katrorë e për dhjetëra mijëra euro të përfshira në transkasion.

Në këtë audiopërgjigj, Myrtaj dëgjohet duke i kërkuar një qytetari ryshfet 30 mijë euro për regjistrimin e tokës. Por qytetari thotë se toka vetë nuk bën 30 mijë euro.

Po kështu ai i ofron personit të interesuar ndryshimin e hartës për zbatimin e planit në fjalë ndërsa e paralajmëron që të paguajë shumën e lartpërmendur, pasi nëse ajo pronë futet në sistem personi në fjalë nuk do ketë më mundësi që ta bëjë tijën sipërfaqen në fjalë.

“Po u fut në sistem, po u apliku tapia nuk ke shans më ta bësh atë lloj tapie, me dy standard sepse tapia shkon në arshivin qendror, nuk ke shanse. Para se të vish paguaj 4500 euro, pago dhe 30 mijë. A e di ku është? Është në Sharrë aty ku vetëm gomari ngjitet, gomari ëë. Por është me perspektivë për shumë arsye. 14 mijë e 500. Me zo ria kam mor se desh më lujti, pago ndonjë lekë se desh me e mor burri i huaj.”- thotë Myrtaj.

Ky audiopërgjim sipas PD-së është një pjesë e provave të depozituara gjatë ditës së sotme në SPAK nga Belind Këlliçi. Gentian Myrta u kallëzua për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje si dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Më poshtë zbardhja e videopërgjimit:

Myrtaj– Si je mo? A je mirë?

Qytetari– Si dukesh ti?

Myrtaj– Vetëm.. mirë

Qytetari– E ke orar standard? Kjo është ndjesë

Myrtaj– Jo s’isha mirë, e u çova vonë. Ti ça bën?

Qytetari-Hiç.

Myrtaj– Çkemi?!

Qytetari– Tani na thuaj, se s’kemi kohë shumë.

Myrtaj– Shife, unë e kam diskutu dhe i kanë thon që me këtë lloj standardi qe është i kanë thon që me 5000 euro janë që e ka në dorë, që është këtu momentalisht,  ndërsa e 5000 m shtesë zëvendësojmë fitojmë thasin me drogë 30000 euro.

Qytetari-30000 euro s’bën ajo e gjitha.

Myrtaj– S’e di. Kjo është gjithë qarku me 5000 euro… ose t’i nisim  te kjo pjesë. Sepse shohin 15000… I thashe unë: “ore!”

Unë po ta them tha dhe mendimin dhe çmimin sepse jam lodh vetëm nga ky stresi i punës kështu, nga e gjithë situata. Tani unë 5000 metra i kam rujt ato 1000m tokë, 1050m tokë vetëm për këto shtesat, ça do  ti.

Ne thjesht vetëm relacion shpjegues ça do bëjmë, vetëm hartën do ndryshojmë.

Qytetari– 5000 euro me i bo kështu, 30000 euro me i kalu krejt.

Myrtaj– Të gjitha komplet dhe atë 5000 metërshin. Ose nda mendjen, ndiqe vet sepse

Qytetari-Dëgjo o flori

Myrtaj– Ti them me shpirt

Qytetari– Jo, jo. 30000 euro nuk i jap kështu. 30000 euro s’ bën toka.

Myrtaj– I kam ngjyrat dhe fiks ashtu sepse s’doja që t’u përzija me këtë punë

Qytetari– Shiko, ne diskutojmë që të mbarojmë një punë por jo edhe 30000 euro vallaj s’jam duke i dhon. Hajt ta shesim nesër nuk i bon 30000 euro ****

Myrtaj-Ti them gjërat me shpirt sepse une e di shumë mirë këtë sepse dyshin ta bëjnë  7, i thashë unë s’e marr përsipër merre vetë këtë pjesë i thashë. Unë bi vetëm te plani kur të firmosi i thashë sa është 7000m, se është 2 euro ajo kur të bi ky plani, sa bën

Qytetari– Atëhere, nisi pra kështu si i ke lon

Myrtaj– Kështu ti nis që sot ti nis, nesër ti nis

Qytetari– Nisi direkt edhe…

Myrtaj– A më kupton?

Qytetari– Të hënën takohena bashkë

Myrtaj– Nuk ka problem tek kjo pjesë

Qytetari– 30000 euro nuk jap shoku jot, të jemi realist tani.

Myrtaj– Unë po ti them gjërat fiks dhe mua më mir më bie ose ik e gjej rob vetë, mu më thuj hajde të ndihmoj, ça do të bëj unë.

Qytetari– Mua mi nis kështu si i ke lon ti.

Myrtaj– Aty në arshiv që sot, tashi direkte, nuk ka problem fare

Qytetari– Nisi kështu dhe të marr në tel, po ashtu le ti mbarojë kështu njeherë siç janë, pastaj shofim. Po 30000 euro…

Myrtaj– më mirë ta lësh në heshtje dhe mos ta bësh se po u vu tapia, po u fut në sistem nuk ke shanc më ta bësh atë pronë. Fare.

Qytetari– Dmth çfarë? Se nuk e kuptova këtë.

Myrtaj– Po u fut në sistem, po u apliku tapia nuk ke shanc më ta bësh atë lloj tapie, me dy standarde sepse tapia shkon në arshivin qendror, nuk ke shance. Para se të vish pago 4500 pago dhe 30000. A e di ku është? Është në Sharrë aty ku vetëm gomari ngjitet, gomari ë. Por është me perspektivë për shumë arsye. 14 mijë e 500. Mezor ja kam mor se desh më lujti, pago ndonjë lekë se desh e mori burri huaj.

Qytetari– Shiko, vlera e tokës aty tani për tani është diku te 10 euro, të jemi realistë.

Myrtaj-Unë e di se aty 10 euro

Qytetari– 5000m i bie 50000 euro unë të jap 30000, hajt mo të jap përqindje

Myrtaj– Jo i kam mbyllur me të gjitha ato, i ke parasysh, i kemi bërë me të gjitha komplet. E ke parasysh? Edhe këto të tjerat, te ndërtesa

Qytetari– 650m. Tjetra është në rregull.

Myrtaj– I bie të gjitha komplet, nuk e di sa metra i bi

Qytetari– ëëë i bie 5650, 6000metra.

Myrtaj– Të gjitha e ke parasysh

Qytetari– 6000 m

Myrtaj– shtesat apo dhe ato? 5000 euro dmth dhe janë certifikatat në dore sepse kushdo mund të japë me këtë lloj ritmi që është aktualisht. Kam fol me drejtoreshën i thashë toka është në Arbanë i thashë, unë po ta them këtë lloj çmimi që ti mos më thuash o Gent ça po bën.

Kjo situatë që është formuar deri në këto momente.

Prandaj s’merrem me këto punë, kam parë vetëm punët e mia, kam mbaruar punët e mia.

Qytetari– Mirë, mirë. Jemi ne rregull. Por 30000 euro janë shumë.

Myrtaj– Po ta them me shpirt

Qytetari– Se di kush është po 30000 euro është shumë, se 30000 euro nuk shitet ajo

Myrtaj– Po ta them unë e di se sa forcohet dhe i thashë ore paguat 14500 është tjetër vlerë

Qytetari– Mirë, mirë

Myrtaj– por nuk duan t’ja dinë se t’a fusin në qese dhe pronën tënde me këtë lloj shume.

Sa i bie certifikata?

Myrtaj– Dmth unë ta nis. Diskuto, ke edhe këtë javë kohë.

Qytetari– Flasim edhe takohemi edhe një herë

Myrtaj– Unë nqs do bëj edhe një bisedë, do ulem do bëj edhe një bisedë gentlemen-ash përsëri dhe do i them: ore vëlla

Qytetari-Konsumoje dhe këtë bisedë se kjo është abstrakte 30000 euro

Myrtaj– Do të them më mirë mbylle vetë. Tani unë të shoh në sy për këtë punë, unë prandaj s’doja ta bëja këtë. Unë kam punët e mia, nuk kam kohë për të humbur me këto dhe po t’i them gjërat me shpirt.

Qytetari– Une jam i gatshëm që të paguaj, por jo që të jap 30000 euro tani për një tokë që edhe për t’u shit nuk shitet sot dhe s’ka ndonjë aty ku është

Myrtaj– po ta kishim nisur më përpara këtë punë në këtë lloj zone, po ne nuk na shkoi mendja.

Dhe është normale për këtë veprim që do ta bësh shpejt. Dhe këto të dyja apo të treja, dy do i marrim në verë, kjo është e gjitha me 5000 ta mbyll gjithë këtë dosjen siç është. Bjer këtë relacionin siç e kam nis unë.

Kam patur dosje, me dosje është çuar atje. Bjer këtë qe e kemi nis e kemi bërë gati ne dhe ta mbyll këtë punën e kësaj.

Pastaj më tha pjesa tjetër ti do më bjerësh vetëm Gentianin më tha mua me (skuadrën7?) të tjerat rregulloji vetë atje më tha mua.

Unë i thash do diskutoj me burrin e huaj dhe do të them

Qytetari– Okej. Si do i lidhim? Do të jap…

Myrtaj– Tani këto biseda të ngelen mes nesh

Qytetari– As mos e diskuto

Myrtaj-A e di pse?

Qytetari– Thjesht është…

dmth të më kuptosh edhe mua, unë 30000 euro shkoj blej në Arbanë prap, ka në Arbanë që i shesin

Myrtaj– gjërat janë fikse sepse i kam, i paguaj vetë dhe nuk dua që të hyj dhe mos e lej ashtu. Ça janë detyrimet e mia hajde të firmos të mbaroj punë ti jap

Qytetari– Okay se takohemi të hënën, nisi këto sot, siç i ke bërë gati nuk prish punë. Unë 30000 euro s’jap. Nqs ka opsion deri ne 10000 euro në rregull.

Myrtaj– Nuk ka opsion 10000 euro sepse ta them unë

Qytetari– Atëhere nisi kështu pra

Myrtaj– Ose ti tërheqësh totalisht në një fazë të dytë. Të lëvizin këto sa të lëvizin ti tërheqësh ti dosjet ose mos e çojmë të aplikojme dhe sa ta hedhim si dosje ta fusim mes vete si pjesë e asaj dyshit me shtatën, këtë po mendoj opsioni tjetër. Ta tërheqim  dosjen për mënyra shëndetësore… se ke kohe ta çosh dhe ta nisim me këtë pjesë, se ti e ke të regjistruar ky është problemi.

Ti për efekt certifikate, për efekt, të dali ligji për këto tokat në përdorim në pronësi e të vëmë tapi. Ke dy hapësira që po u çua në institucion nuk ke mundësi të plotësohesh me tapi tjetër.

Qytetari– Okay. E lëmë pra kështu mos bëj asgjë, prit deri të hënën ta kthjelloj ta vendosim

Myrtaj– Ose ta hedhim si dosje dhe paraqesim shëndetin, për arsye shëndetësore tani këto janë te ligji për mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ose bëj një bisedë gentlemen-ësh, kap ndonjë aty brenda dhe thuaji kapi vetë kjo është arsyeja.

Këtë e nis qysh sot nuk ka asnjë problem.

Qytetari– Jo, jo presim deri të hënën që ta konsultoj këtë muhabet edhe me babin

Myrtaj– Konsultoje me njerëzit. Gjatë kësaj kohe po të tërheqim dosjen ta tërheqim që ta kesh, ta fusim  në një fazë të dytë se ty pronën nuk ka për ta marrë kush. A më kupton që ta kesh?

Qytetari-jo s’e merr se ajo eshte ligj. Por muhabeti esdhte te mbarojme pune me letra o burr.

Myrtaj– t’i kesh gjerat. Ti e ke aty, e ke. Merre tapine dhe iku ajo pune. Merre tapine, kishe cu tapine sepse ti coje, coje. E marr une e terheq tani, se nuk  e kishim diskutu kete pjesen.

Kur ra muhabeti i dyshit qe u hodh ne shtate, u disku hajde se….

Sepse leku i * ***

Qytetari– e vertete

Myrtaj– ato me lek… nuk kam pa! Une nuk ja dilja dot me te bertitme dhe kam gjet menyren me lek. E kam bo punen me noter. Drejtoresha ka noter. Me noter jam lidh. 

Hyr dil te noterja, tako iher vllain tim, bertit iher ketu bertit iher aty… une nuk shkoj me! Une i * ***

Qytetari– okej. Presim deri te henen.

Myrtaj– shikoje te henen

Qytetari– ta konsumoj iher kete muhabet me babin. Edhe ti konsumoje kete pjesen 30000 euro. Realisht shoku se nuk ja vlen.

Myrtaj– shiko ku eshte problemi, une nuk kam kohe per te humbur. Do i them: ore vella burrat e huj japin kaq lek. E morin s’e morin?

Kete bisede do boj nuk boj bisede tjeter une. Nuk kam… nuk humb kohe më me kete pune

Qytetari– degjo o flori, burrit do ti japim deri 10000 euro dhe t’i mbaroj krejta.

Myrtaj– a degjon ti? Une nuk humb kohe më me kete pune.

 Une do i them burrat e huj japin 10000euro. Je dakord s’je dakord? Kaq.

Qytetari– aq

Myrtaj-pastaj te henen…

Qytetari– te henen e diskutojme bashke.

Myrtaj– ne levizim kete pjesen ketu.

Nuk ke pse, as nuk te detyroj fare per t’a ndjekur ne rruge ligjore, as te t’ them per te paguar  50000euro as qysh tek per t’a ndjek shpejt e shpejt.

Fare.  Absolutisht.

I cojme keto qe na kane kerkuar, i bejme te gjitha qysh tek. Prandaj qe jam tek une prandaj s’doja qe t’u perqasja ne kete lloj forme me…

Qytetari– shiko, kjo eshte nje forme qe ne Sqiperi zgjidhet vetem keshtu. Keshtu qe e di dhe une

Myrtaj– une t’i them gjerat tamam sepse nuk ka, as nuk kam, as nuk do bej, as me hyne ne pune fare ketu.

   Prandaj s’duhet te vija ne kete pike.

Qytetari– shiko, ne kemi fol bashke dhe flasim bashke. Mos e vra mendjen per ate muhabet.

  Muhabeti eshte qe une si te shoh i shoh. Une… ajo toke per shembull  nuk  kushton me shume se aq

Myrtaj-une te them ty, se 5000 metershin e shohin sikur jane pjesetare

Qytetari– po se në Tironë i ** ***, në Arbanë

Myrtaj– Tani unë të ul 70 euro, kjo është gjithë situata

Qytetari– Në Arbanë e ka shit tjetri para meje, e ka shit 16 mijë lekë

Myrtaj– Kjo bisedë të ngelet mes nesh

Qytetari– po ik o vlla…

Myrtaj-me shpirt ë. Se s’doja t’u bëja fare…

Qytetari– Ti konsumo këtë, unë konsumoj. Të hënën takohena.

Myrtaj– Dakord të hënën takohemi. Hajde ciao, shnet.

Qytetari– Hajde mirupafshim./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *