Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet protesta në rrugën e Rinasit, banorët e zonës përplasen me policinë (Video)


 

Tensionohet protesta e banorëve të Rinasit që për të dytën ditë me radhë kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së për ta kthyer rrugën drejt aeroportit të Rinasit me një kalim.

Ata janë përplasur me policinë që ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën. Banorët kërkojnë që rruga të kthehet sërish me dy kalime pasi në të kundërt ata do bllokohen krejtësisht.

Banorët kanë theksuar se për të kryer edhe një nevojë vetëm disa metra larg u duhet të përshkojnë 25 kilometra rrugë. Banorët kanë thënë se do protestojnë çdo ditë pasi nuk kanë rrugë tjetër.

*Video Credit: Syri