Vendosni fjalën kyçe....

Rama dorëzon 150 shtëpi të rindërtuara në Thumanë


Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtuesin e fondacionit “Firdeus” Elvis Naçi dorëzuan 150 shtëpitë e rindërtimit në Thumanë të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Shtëpitë u shpërndanë në ditën e Bajramit u rindërtuan me paratë e mbledhura nga fondacioni menjëherë pas tërmetit shkatërrues dhe me pasoja për jetën.

Në fjalën e tij Rama tha se në pak vite Thumana mund të shfrytëzohet edhe për turizëm. Ndërsa u tha përfituesve të banesave se me to mund të bëjnë çfarë të duan pasi trajtohen si pronë tërësisht e tyre.

Në këto kohë që kur na ra ajo fatkeqësi duhet të kem ardhur në Thumanë mbi 40 herë. Mezi e ka pritur këtë moment, kur të gjitha punët do të bëheshin bashkë dhe të gjitha banesat do të merrnin jetë me futjen e të gjitha familjeve në shtëpia. Jam thellësisht i kënaqur sot që pasi kemi çelur dyert e apartamenteve në një ditë të bekuar krishtlindjes këtu pranë, sot çelim dyert e shtëpive në Thumanë në këtë ditë të bekuar të Bajramit. E mira i priftë të gjitha familjeve besimtarëve.

Në këtë ditë të bekuar, më vjen mirë që jemi këtu për të kremtuar një përpjekje të përbashkët. Të gjithë bënë atë që mundën dhe dhanë aq sa mundën, siç thuhej edhe në filmin këtu në fillim, në çdo tullë në këtë lagje ka një emër dhe mbiemër të dikujt të panjohur, që dikur mbase çdo të kalojë kurrë nga Thumana, por ka dhënë një copëz nga vetja që familje të tëra të kenë një strehë.

Dua të falënderojë të gjithë punëtorë, teknikë, shoferë. Jo vetëm në Thumanë janë angazhuar 27 mijë vetë, 400 kompani që nga ato më të vogla deri te më të mëdhatë të ndërtimit janë përfshirë në këtë përpjekkej të madhe. Asgjë nuk është e përsosur, çdo gjë mund të bëhet më mirë dhe më shpejt. Këtu të gjithë e kanë një të njohur në Itali dhe sot në Itali që është një vend i madh, një ndër 7 fuqitë e botës, ka prej 10-15 familjesh që presin të kthehen në shtëpie pas tërmeteve.

Në Shqipërinë tonë të vogël i kemi kthyer familjet në shtëpi në një kohë rekord.

Në mënyrë të përsëritur na kanë akuzuar për paratë, unë nuk i lë dot pa iu dhënë përgjigje, por një përgjigje të thjesht, për t’iu thënë që veprat fillojnë kur fillon puna për studimin, pastaj projektin, pastaj vazhdon puna për kontrata dhe pastaj realizimi. Në fillim na është dashur të forcojmë bazamentin, ishte një terren që duhej të forcohej.

T’i gëzoni shtëpitë, t’i trashëgoni dhe bëni çfarë të doni me to. Këtu ku jemi pas çmontimit të tendës, do të ndërtohet një park. Thumana sot është një model zhvillimi të qëndrueshme urban dhe social. Sot mund të thuhet me plotë gojë shumë e shumë lagje të vendit tonë do të kishin dëshirë të ishin si Thumana. Ishte si një vendngjarje i një skene nga ferri, sot është vend i rilindjes në kuptimin e plotë të fjalës. Demokratëve që mund të jeni shumë sot në Thumana, uroj t’i gazojnë shtëpitë njësoj si të tjerët dhe mos t’i heqin bravat njeri-tjetrit. Në fund të ditës pavarësisht partive, mbetet njerëzillëku, komuniteti dhe mirësia që i detyrojmë njeri-tjetrit.

Në pak vite do vijnë të kalojnë fundjavën këtu. Njësoj siç ndodhi me Belshin, sot nuk ka vend në Belsh sepse ka gjithmonë e më shumë vizitorë. Kështu krijohet një ekonomi lokale. Rrotë Thumana dhe rrofshin përgjithmonë kujtimet e atyre që humbën jetën në atë natë tragjike dhe nuk mundën të shohin këtë realizim.”, tha kryeministri.