Vendosni fjalën kyçe....

Rama batuta me Mitsotakis: Nuk ka bust po nuk ishe kryeministër, se unë për vete do jem prap


Batuta në vizitën e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tyre në Derviçan. Rama foli për ndërtimin e një busti për nder të babait të homologut grek Kostandinos Mitsotakis, i cili k qenë kryeministër i Greqisë në vitet 1990-1993.

Rama i tha Mitsotakis se mund ta vizitonte përsëri si mik por nuk mund të ketë bust po nuk u rizgjodh kryeministër. Për veten u shpreh i bindur se do vijojë si kryeministër i Shqipërisë.

 “Si mik mund të vijë sa të dojë, por po nuk ishte kryeministër, bust nuk ka. Në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu. Kyriakos na jep fjalën që do vish ta inaugurojmë sheshin dhe vendosjen e bustit të të ndjerit dhe të paharruarit këtu në këtë zonë, babait tuaj. Se unë do jem prapë.”– tha Rama.

Mitsotakis iu drejtua kryeministrit shqiptar si “shoku Edi” dhe shtoi: “Duhet të jem i sinqertë këtu që as unë kur mbaj fjalime në Athinë nuk ka kaq shumë njerëz. Duhet të fitoj në Greqi që të vij këtu”.

Kryeministri grek premtoi që do të vijë për të inauguruar bustin e babait të tij.