Vendosni fjalën kyçe....

Krahasoi presidentin Zelensky me Hitlerin, ministri i jashtëm ukrainas i përgjigjet Lavrovit


Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij rus Sergei Lavrov se “Hitleri ishte hebre”.

Sipas ministrit Kuleba, Lavrov nuk mund ta fshehë antisemitizmin e elitave ruse dhe fjalët e tij tregojnë se Rusia e sotme është plot urrejtje ndaj kombeve të tjera.

“Ministri i Jashtëm Lavrov nuk mund të mos fshihte antisemitizmin e rrënjosur thellë të elitave ruse. Vërejtjet e tij të neveritshme janë fyese për presidentin Zelensky, Ukrainën, Izraelin dhe popullin hebre. Më gjerësisht, ato tregojnë se Rusia e sotme është plot urrejtje ndaj kombeve të tjera. ”- ka shkruar Kuleba në Twitter.

Kujtojmë se në një intervistë me Mediaset, Lavrov tha se Adolf Hitleri kishte gjak hebre dhe antisemitët më të zjarrtë ishin zakonisht hebrenj. Një deklaratë që shkaktoi zemërim në Izrael.