Vendosni fjalën kyçe....

42 viktima dhe 1174 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 42 viktima dhe 1.174 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 140.065, ndërsa numri i vdekjeve në 4.150.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 811 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 113.430 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 660.522 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.598 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 22.485.​​​​​​​


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *